Policia e Shtetit ka bërë apel ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, pas stuhisë që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit tonë.
Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesit e mjeteve duhet të moderojnë shpejtësinë e makinave. Po ashtu, në njoftim thuhet se duhet të aktivizohen dhe sistemet e shikueshmërisë përpara. Policia shprehet se do të jetë në terren për të ndihmuar e për të parandaluar ngjarjet në rrugë.