Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, disa nga rrugët kryesore në qytetin e Vlorës janë përmbytur, duke krijuar vështirësi të mëdha për kalimin e automjeteve.Rruga “Albano-Romina”, në veçanti, është prekur rëndë, ndërsa trotuaret janë bërë të pakalueshme për qytetarët.
Kjo situatë ka shkaktuar bllokime dhe ka përkeqësuar trafikun në disa zona të qytetit, duke krijuar shqetësime për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.
Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime janë angazhuar në terren dhe po ndërmarrin masa për normalizimin e situatës dhe pastrimin e rrugëve të bllokuara.