Ballina Shqiperia ime Reshjet e dendura te shiut përmbytin disa rrugë të qytetit ne Lezhe

Reshjet e dendura te shiut përmbytin disa rrugë të qytetit ne Lezhe

Reshjet e shiut me intensitet të lartë për disa minuta kanë sjellë probleme në lëvizjen e drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët kryesore të qytetit të Lezhës.

Mesohet se shkak u bë bllokimi i pusetave dhe kolektorëve pasi prurjet ishin të shumta.

Menjëherë për situatën bashkia e Lezhës mori masa për zhbllokimin e tyre dhe normalizimin e situatës.