Reshjet e shiut përfshinë gjithë qarkun e Korçës.
Problematika janë regjistruar në fshatik Sheqeras dhe Orman të bashkisë Maliq.
Plepat e rrëzuar në rrugë kanë bllokuar qarkullimin automjeteve për disa minuta, ndërkohë që shërbimi zjarrfikës ndërhyri për zhvendosjen e plepave dhe lehtësimin e qarkullimit.
Nderkohe pasditja e sotme ka sjellë një ndryshim të befasishëm të motit në Tiranë dhe Elbasan, ku temperaturat e larta janë zëvendësuar nga stuhi të fuqishme dhe reshje intensive shiu.
Në Tiranë, një stuhi e shoqëruar me erëra të forta që arrijnë deri në 11 km/h ka përfshirë pjesën më të madhe të kryeqytetit.
Megjithatë, temperaturat që shkojnë deri në rreth 30 gradë Celsius, vazhdojnë të mbeten të larta, ndonëse moti i keq ka sjellë një ndjesi të theksuar të ndryshimit.
Ndërkohë, në Elbasan, moti ka marrë një kthesë dramatike që prej orës 19:00, kur qyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu, stuhi dhe erë të fortë.
Këto kushte kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në qarkullimin nëpër rrugë, duke kufizuar pamjen dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve.
Era e fuqishme ka rrezikuar shkuljen e pemëve në rrugë dhe parqe, duke shkaktuar shqetësime për dëme të mundshme.
Aktualisht, të gjitha rrugët në Elbasan janë zbrazur nga kalimtarët, ndërsa qytetarët kanë mbyllur dyer e dritare për të evituar dëmet nga era e fortë.
Ky ndryshim dramatik i motit ka sjellë një situatë të jashtëzakonshme në dy qytetet kryesore të Shqipërisë, duke theksuar ndjeshmërinë e kushteve atmosferike gjatë periudhave të kaluara të muajit gusht.
Pritet që moti të mbetet i paqëndrueshëm në ditët në vijim, me reshje të mundshme dhe ndryshime të tjera të papritura në të gjithë rajonin.
Ndërkohë, autoritetet dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë të mundshme që mund të shkaktohet nga këto kushte të motit ekstrem.