Ballina Shqiperia ime Reshje dëbore në fshatrat malor ne Elbasan

Reshje dëbore në fshatrat malor ne Elbasan

Mëngjesi i kësaj fundjave ka zbardhur nga dëbora të gjithë fshatrat malorë në Qarkun e Elbasanit.

Dëbora ka mbuluar fshatrat në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit dhe vazhdon të bjerë me intensitet të lartë.Trashësia më e madhe mëngjesin e kësaj të shtunë është regjistruar në fshatrat e Njësisë Administrative Steblevë, në fshatin Qarrishtë, Rrajcë dhe në disa fshatra të tjerë malorë.

Ndërkohë që në zonën e ulët bien reshje shiu, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Aktualisht për shkak të mbizotërimit të motit të keq ka vetëm probleme të furnizimit me energji të disa lagjeve në fshatrat malorë.