Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e dy personave në Malësi të Madhe, shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.Mësohet se në zonë me qëllim për të kapur autorin shtetasin, Lul Rakaj kanë mbërritur edhe 2 ekipe të forcave RENEA.
Ndërkohë raportohet se autori është larguar, ndërsa ka marrë me vete edhe armën me të cilën plagosi dy personat.
Njoftimi i policise
Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.