Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat pas lajmit që dha dje se ka nisur procedurat për divorc nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Ai tha sot se për vendimin i kërkon falje fëmijëve dhe prindërve të tij.
Meta bëri me dije se marrëdhënia mes tij dhe Kryemadhit ka pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve. Ai ka shtuar se nuk po ndaht nga një grua për një grua tjetër, por për të mbushur kauzat për të cilat kjo marrëdhënie ishte kirjuar.