Ballina Shqiperia ime Reagon Bashkia FIER pas protestes se punonjesve te pastrimit

Reagon Bashkia FIER pas protestes se punonjesve te pastrimit

Deklaratë për Median

Bashkia Fier sqaron në lidhje me pretendimet e një grupi punonjësish për rritje page, duke iu referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 326, datë 31.05.2023. Ky vendim përcakton në mënyrë të qartë klasifikimin dhe pagën për 14 kategori pozicionesh pune, ku për secilin pozicion është përcaktuar klasa e pagës specifike.

Sipas kësaj VKM-je, paga për punonjësit e shërbimit në ndërmarrjet e bashkisë është e përcaktuar në klasat e pagës I dhe II, me vlerën 40,000 lekë dhe 41,000 lekë. Kësaj page bazë i shtohet edhe përfitimi i vjetërsisë në punë, i cili përllogaritet si 1% e pagës bazë për çdo vit pune, deri në një maksimum prej 25 vitesh.

Në këto kushte, klasa e pagës dhe shtesa për vjetërsinë përcaktohen qartë nga VKM, duke mos lënë hapësirë për interpretim.

Bashkia Fier
18 Nëntor 2024