Ish-kampioni i peshave të rënda, Mike Tyson thotë se frika shëndetësore në qershor, e cila detyroi shtyrjen e ndeshjes së tij të boksit me Jake Paul, pothuajse i kushtoi atij jetën.
“Për pak sa nuk vdiqa në qershor,” shkroi Tyson në X, duke shtuar se “kishte 8 transfuzione gjaku. Humba ne spital gjysmën e gjakut dhe 25 kilogramë “.
58-vjeçari, i cili humbi nga YouTuber-i i kthyer në boksier në një vendim unanim për pikë në Teksas, shkroi në Twitter se situata ishte shumë më e keqe nga sa e kishin kuptuar njerëzit.
Pas shërimit të Tyson, pasi thuhet se pësoi një shpërthim ulçere, ai reflektoi për rezultatin e luftës.
“Kjo është një nga ato situata kur humb, por prapë fiton… nuk pendohesh që hyre në ring për herë të fundit”, tha ai.