Kushdo që bën punë jo të ndershme, të shkojë atje ku e ka vendin”, është shprehur sot Rama, duke ritheksuar se Partia Socialiste do të vijojë të mbështesë pa kushte punën e SPAK.Rama iu referua Sali Berishës në lidhje me deklaratat e tij se do ta shkrijë SPAK nëse vjen në pushtet, duke thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe se garant është PS.
“Pushteti politik nuk ka në dorë shpatën, tani ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi, përtej të gjitha lajthitjeve e gabimeve, është një proces historik i domosdoshëm që do ta mbështesim deri në fund.Ata që nuk do të kenë kurrë gjë në dorë, SPAK-un e shohin si të vetmen shpresë, aleat për të bërë opozitë. Bufi thotë më 12 maj do ta shkrijmë. Jemi ne garantët për reformën në drejtësi dhe duhet të jemi shumë krenar për këtë gjë.
Kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë, të shkojë atje ku e ka vendin”, tha ai.