Kryeministri Edi Rama tha në takimin e sotëm në Korçë se 52% në listat e mbyllura të Partisë Socialiste e përbëjnë gratë dhe vajzat.
Teksa bëri dhe një bilanc të rritjes së kësaj përqindje, Rama tha se edhe në grupin prej 1 mijë vetash të negociatave me BE-në, më shumë se gjysma janë gra dhe vajza. Kreu i qeverisë shtoi më tej se edhe mbyllja e platformës së Tik Tok në vend nuk do të realizohej totalisht pa mbështetjen absolute të tyre.
52% në listat e mbyllura janë gra dhe vajza. Kjo ka qenë një rrugë e gjatë. E kemi filluar ne 2011 me 12%, gra dhe vajza. Në 2015 me 35%, në 2019 me 43%. Në 2023 me 50% gra dhe vajza. Në drejtim në administratën publike janë gra dhe vajza më shumë se gjysma. Në grupin e negociatave me BE janë shumica gra dhe vajza. Kryenegociatorja dhe nënkryenegociatorja janë gra. Sot numri i grave që drejtojnë ndërmarrjet aktive në Shqipëri ka arritur në 30%. Nuk e di nëse do arrinim ta mbyllnim Tik Tok, nëse nuk do kishim mbështetjen absolute të grave. Nëse do ishte muhabet burrash nuk e di nëse do kishim kaq mbështetje në ruajtjen e fëmijëvë nga rreziku që i kanoset nga Tik Tok.“, tha Rama.