Ka nisur seanca plenare ku do të diskutohet projekt buxheti 2025.
Diskutimi në parim i pr. ligjit nisi nga kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për bonusin e fundvitit.
“ Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 1000 mln eurosh për bonusin e tyre të funditit që do të ndahet në 2 shkallë. Ata që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3 fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa ata që kanë pension më të madh ese 20 mijë lekë do të marrin 2 fishin e mëparshëm, pra 100 euro.
Ky dallim me s të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre me pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët.
Pas bonusit të fundvitit ai ka thënë se do të shpërblehen dhe me bonusin e pranverës.
Rama: Bonusi i trefishtë do të përfitohet nga 511 mijë pensionistë. Përfshihen dhe invalidë pune dhe përfitues pensionesh si nëna kryefamiljare apo fëmijë jetimë.
Më konkretisht, për të gjithë ata që marrin një pension social është i barabartë më një rritje vjetore të pensionit prej 13%,
Për nënat kryefamiljare dhe jetimët sjell një rritje me 35 % të pensionit mujor.
Paralelisht me bonusin e dy dhe trefishuar të fundvitit në ditët e para të dhjetorit do kemi në BSH bonusin e pranverës. Do ndikojë në rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe do të jepet në fillim të pranverës.
Vetëm me këto dy bonuse vjetore plus indeksimin automatik të pensioneve pensionistët do ta prekin menjëherë rritjen e pensioneve.
Ndërkohë ne do të kemi gati vitin e ardhshëm dhe planin e ri të pensioneve në funksion të rritjes ekonomike i cili do të sjellë dhe të ardhura të tjera për pensionistët.