Komuniteti politik evropian mban një takim sot në Budapest, ku merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Liderët e Francës, Britanisë, Turqisë, Ukrainës e të Ballkanit do diskutojnë për sigurinë evropiane dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Rama është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.