Ballina Aktualitet Rama reagon ashpër ndaj veprimeve të institucioneve të drejtësisë

Rama reagon ashpër ndaj veprimeve të institucioneve të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të institucioneve të drejtësisë, duke paralajmëruar që të mos gabojnë t’i kërkojnë telefonin e tij.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ironizoi mbledhjen e të dhënave nga autoritetet hetimore, duke thënë se tashmë “kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë” dhe duhet të përqendrohen te faktet.

“Të mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim. Se boll kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të shkojnë të merren me faktet,” deklaroi Rama.