Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me punonjësit e Bashkisë Tiranë, me arrestimin e kryebashkikut të Tiranës Erion Veliaj.
“E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush por edhe mes shumë të tjerësh njerëz të prekur e lënduar, të dëshpëruar.
Disa nga ju shkuan edhe tek dera e GJKKO për të protestuar ditën që kryetari i bashkisë u la në burg pa gjyq.
Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më as nga ju e as nga askush që punon ëpr shtetin shqiptar në cilindo institucion.
Unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje, për ndërprerjen pa gjyq të kryetari të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg, dhe kjo kambanë bie për ata që duan të dëgjojnë, me statusin e të dyshuarit e jo me atë të pandehurit apo fajtorit, çka është e pashpjegueshme për të gjithë ata çerek e ca mln qytetarë që e kanë zgjedhur kryetarin të rrijë në zyrë e jo të mbyllet pa gjyq”, tha Rama
Ndërkohë që kritikoi protestën e mbajtur nga punonjësit e Bashkisë para GJKKO me caktimin e masës së sigurisë për kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama tha se mendon njëlloj si ata.
“Unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje, për ndërprerjen pa gjyq të kryetari të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg, dhe kjo kambanë bie për ata që duan të dëgjojnë, me statusin e të dyshuarit e jo me atë të pandehurit apo fajtorit, çka është e pashpjegueshme për të gjithë ata çerek e ca mln qytetarë që e kanë zgjedhur kryetarin të rrijë në zyrë e jo të mbyllet pa gjyq”, tha ai.