Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë tv grek “Mega” është shprehur se ka ndryshuar mendim ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump, referuar deklaratës së tij në vitin 2016 kur u shpreh se një fitore e mundshme e Trump do të ishte dëm për votën demokratike.
“Në 2016 nuk i kisha të gjithë flokët e bardhë. Isha më i ri dhe ai nuk ishte president ishte kandidat. Më pas u bë president. Munda ta shoh në veprim nga afër, e sigurisht kam ndryshuar mendim.
Për më tepër mendoj se nëse Europa do të fajësojë Trump për situatën e saj do të ishte gabim i tmerrshëm”, ka deklaruar Rama gjatë intervistës së dhënë ditët e fundit në tv “Mega”.
I pyetur nëse mendon se ka mungesë qeverisjeje në BE, kryeministri Rama tha se kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë.
“Europa është projekti më i mrekullueshëm i njerëzimit, por kështu siç është Europa ngjan me një pacient me 27 mjekë. Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë.
Nuk është panoramë që të jep forcë e siguri. Jo vetëm se janë 27 mjekë por dhe patologë”, është shprehur Rama.
Në intervistën dhënë medias greke, Rama e quan kërcënimin më të madh që mund ti vijë Evropës, shndërrimin e tij në të parëndësishëm.
Sa i takon ecurisë së procesit të integrimit në BE, Rama tha se megjithë hapat e ndërmarrë duhet bërë shumë më tepër.
“Na duhej Vladimir Putin që Europa të zgjohej për të shtyrë këtë proces, e kemi plan që brenda 2027 ta mbyllim pjesën teknike. Objektivi im është 2030 të jemi së bashku në të njëjtën familje të madhe”, ka deklaruar Rama.