Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e Primareve në Partinë Demokratike gjatë një takimi online në Facebook.
Ai e cilësoi këtë proces si një “hipokrizi”, duke theksuar se fituesit e Primareve u lanë jashtë listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të PD. Rama përmendi rastin e fituesit të Primareve për qarkun e Tiranës, i cili, megjithatë, nuk u përfshi në listë, dhe e konsideroi këtë një dukuri të përsëritur për shumë figura të tjera të Partisë Demokratike.
Ai gjithashtu komentoi bashkëpunimin e disa politikanëve të djathtë me Partinë Socialiste, duke theksuar se, edhe pse ata mund të mos bëhen socialistë, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkon një unitet më të madh politik përtej ndasive ideologjike. Rama tha se Unnikatilin nuk e kishte njohur si këngëtar, por shtoi se ai ishte tepër i talentuar.
Edi Rama: Primaret ishin proces hipokrit, fituesit u lanë jashtë listës. Fituesi i Primareve të qarkut të Tiranës, që as e njoh dhe besoj se është kundër PS, fitoi dhe e hodhën jashtë, e nuk gjeti vend në listë. Ka plot e plot si ai. Disa politikanë të djathtë kanë ardhur me ne. Ata nuk janë socialistë e ndoshta nuk bëhen kurrë socialistë. Kjo, sepse Shqipëria në BE është përtej ndasisë. Unnikatilin nuk e kisha dëgjuar, por që kur ma prezantoi Luli, ishte super talent.