Kush ka llogari për të dhënë llogari për korrupsion, e ka adresën te SPAK”. Kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama socialistëve, në Kongresin e Partisë Socialiste.
Kreu i qeverisë deklaroi se tanimë është pjesë e sistemit, që edhe mund të thirresh në SPAK, për të dhënë shpjegime apo sqarime.
“Kush ka fakte dhe prova për korrupsio0n, ka një adresë te SPAK. Edhe pse ia qajnë hall SPAK, janë turrur mileti bëjnë denboncime. Kush ka llogari për të dhënë llogari për korrupsion, e ka adresën te SPAK. Kush e thërrasin për shpjegime, të shkojë. Duhet të mësohemi edhe me këtë. Do kuptohet që kjo është pjesë e sistemit, të thirresh e të japësh shpjegime. Të tjera janë dokrra hini dhe shqiptarët, dokrrat e hinit nuk i hanë për fruta të thata. Lavdi Zotit dhe shqiptarëve që janë angazhuar dhe mbështesin këtë parti, ne jemi 800 mijë njerëz që duan ta bëjnë Shqipërinë, të bëhet Shqipëria, plus edhe ata që do votjnë nga emigraconi, duhet të synojmë 1 milion. Ish ministri, e thërrin e bënë, sikur e bënë dëshmior, na iku njëri, dy, tre, duhet të bëjë derman për syrin te një hoxhë apo prift, ne nuk i bëjmë dot derman”, theksoi ai