Ballina Aktualitet Rama nga Fieri:Vota e 11 majit është pasaporta europiane

Rama nga Fieri:Vota e 11 majit është pasaporta europiane

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Fieri se Partia Socialiste do të thyejë një rekord në vota dhe do të sigurojë së paku 10 deputetë nga ky qark.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë, Rama tha se nuk ka shans që një tjetër forcë politike të fitojë në Fier, duke theksuar se kush nuk voton PS-në, voton kot.

Ai e quajti objektiv të arritshëm marrjen e 10 deputetëve, por shtoi se nëse PS punon më fort, mund të arrijnë më shumë se kaq. Kryeministri parashikoi një rezultat spektakolar në këtë qark.

Edi Rama: Në Fier do thyejmë rekord në vota. Në Fier nuk ka shans askush tjetër, përpos PS. Ata nuk kanë çfarë të fitojnë. Kush nuk voton PS-në, hedh votën kot.

Do jetë rezultat spektakolar. Objektivi ynë është minimumi 10 deputetë. Pastaj, nëse punojmë më fort, mund të kemi edhe më shumë se kaq deputetë në parlament.