Ballina Shqiperia ime Rama ne centralin Fotovoltaik ne FIER, pagat ne kete sektor jane me...

Rama ne centralin Fotovoltaik ne FIER, pagat ne kete sektor jane me larta se ne Europe

Objektivi i Shqipërisë është që të prodhojë 30% të energjisë elektrike nga centralet diellore. Gjatë inspektimit të projektit “Blue 1” në Fier, Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u njohën me detajet e ndërtimit të centraleve të energjisë diellore në këtë zonë.

“Këtu jemi në parkun “Blue 1”, një projekt i financuar nga investitori privat prej 50 megavat MWh, i vendosur në një sipërfaqe 78 hektarë dhe në funksion të plotë, duke nisur nga maji i vitit 2024.  Nga 2024 dhe deri më sot ka prodhuar 77 mijë megavat MWh. Është një nga projektet më të mëdha edhe në rajon, përsa i përket projekteve të prodhimit energjitik diellor të vetëfinancuar dhe për të thënë të drejtën është kthyer në një nga projektet shembull për të gjithë sektorin energjitik shqiptar, duke qenë se pas këtij projekti ne kemi pasur shumë aplikime të tjera dhe një pjesë e tyre janë miratuar, një pjesë e mirë kanë nisur nga puna.

Ndërkohë, Kryeministër diçka shumë të rëndësishme që do të donim të rikujtonim, është gjithë pjesa  e shtimit të kapaciteteve në energjinë e rinovueshme në Republikën e Shqipërisë, bazuar në eficensën e energjisë, kështu që i kujtojmë të gjithë qytetarëve që kemi nisur fazën e dytë për aplikimet e paneleve diellore. Kemi 2000 njësi të disponueshme dhe ashtu siç patëm sukses në thirrjen e parë, shpresojmë shumë që këto 2000 njësi të ezaurohen sa më parë dhe të përdoren nga qytetarët për ngrohjen e ujit, duke ulur kështu 20-30% të faturave.” – shpjegoi zv/Kryeministrja e Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Kryeministri Rama tha se tashmë pagat në këtë sektor janë edhe më të larta se në vendet europiane.

“Blue 1” është pjesë e një projekti të madh, prej 3 centralesh fotovoltaike të prodhimit të energjisë nëpërmjet diellit. Centrali i parë ka filluar ta shesë energjinë elektrike në tregun e lirë, në bursën shqiptare të energjisë.