Ballina Aktualitet Rama në Athinë: Me votat tuaja do te realizojme ëndrrën Europiane

Rama në Athinë: Me votat tuaja do te realizojme ëndrrën Europiane

Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët të cilët jetojnë në Athinë, takime që zhvillohen në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.

Ditën e djeshme kreu i qeverisë ishte në Kretë, ku theksoi rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve për integrimin e vendit dhe marrjen e një pasaporte europiane për shqiptarët.

Në nisje të fjalës së tij në Athinë, Rama u shpreh se vota e diasporës i nevojitet kësaj mazhorance jo vetëm për një mandat më shumë në pushtet, por për të realizuar ëndrrën për të qenë në BE

“Ky është takimi i fundit para zgjedhjeve ndaj dua edhe të marr disa pyetje nga ju.
Pas zgjedhjeve do të vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh për të gjithë ju, dhe do të vijmë për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë 4 vite më shumë ulur ne karrige, por me votat tuaja duam të vrapojmë për të realizuar ëndrrën shekullore që të jemi pjesë e Europës të barabartë me europianët”, tha ai.