Edi Rama: Më vjen shumë mirë që sot, Partia Socialiste këtu në qarkun që është historikisht është pagëzuar si kryeqyteti i socialistëve, i dha të rinjve dhe të rejave, jo thjesht një mesazh me fjalë, por një mesazh me shembuj që në 11 maj e kanë vetë në dorë që të jenë të superpërfaqësuar.
Një brezi mund t’i vijë ose mund të mos i vijë shansi për të bërë histori. Brezi i atyre që i dhanë goditjen e fundit regjimit komunist iu dha shansi të bëjnë histori. Ishte ai brez që në ’91-’92, me votën e tyre bënë histori, duke e futur Shqipërinë në një sistem të hapur.Në 11 maj, keni shansin të bëni histori, për vendin dhe veten tuaj.