Në përfundim të mbledhjes së grupi parlamentar, kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj PS merr mandatin e 4 të cilin e konsideroi një mandat të standardeve.
Ai shtoi se më 11 maj “mavia” do të bëhet e kuqe” ndërsa e mbylli me sloganin “Vetëm përpara”.
Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavia duhet të bëhet e kuqe, flakë, siç i ka qejf Braçe ngjyrën e kutive.
Tërmet nga poshtë, flakë nga lart, dhe do të marrim më 11 maj mandatin e ardhës, që do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara.