Ballina Aktualitet Rama: “Kthehuni në Shqipëri”,Investoni në fshat, 500 aplikantët e parë pa taksa...

Rama: “Kthehuni në Shqipëri”,Investoni në fshat, 500 aplikantët e parë pa taksa për 10 vite

Nga Kreta, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri.Rama deklaroi se për ata që do investojnë në fshat, për 500 të parët nuk do ketë taksa për 10 vite.

Për të gjithë ata që janë këtu në Greqi, apo në vende të tjera, që kanë një tokë në fshat, shtëpi të rrënuar të gjyshit, apo të afërm ku mund të bëhet një investim, kemi kaluar ligjin në parlament, për emigrantët, që çdokush që zotëron një tokë, për të cilën nuk e ka akoma dokumentin e pronësisë, por ka dëshmitarë në fshat që është toka e të parëve të tij, mund të marrë vërtetim e të marrë leje për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në agroturizëm, apo për të investuar atje, për blegtori, gjëra që ju i bëni këtu dhe për të cilat keni eksperiencë të jashtëzakonshme.

Ju keni shumë eksperiencë, keni shumë dije, keni parë shumë. Për 500 aplikantët e parë, janë 10 vite, pa taksë, pas TVSH, pa asnjë lloj detyrimi ndaj shtetit”, theksoi ai.