Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar çështjen e listave për zgjedhjet parlamentare gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-së.Rama tha se deputetët me 1 mandat do të jenë në listë të mbyllur, ata me më shumë se një mandat do të jenë në listë të hapur. Gjithashtu, në listë të mbyllur do të jenë të rinjtë dhe sekretarët specifikë.
Nga 187 kandidatë, 140 do të renditen në listë të hapur dhe 47 në listë të mbyllur.
Në bazë të ligjit të ri zgjedhor, pjesëtarët e përfaqësuesit tonë do të jenë 187, 140 prej tyre në listën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është e udhës të ndaj me ju që sot se më e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politikë të qarqeve ku bëj pjesë edhe unë personalisht të jenë me garë të hapur, ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do të kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputet me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja”, deklaroi kreu i qeverisë.