Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me strukturat socialiste në Tiranë, u ndal edhe tek disa prej probleme gjatë qeverisjes socialiste.
Një ndër to është dhe hipotekat, por kjo nuk është një arsye për Ramën, për të mos votuar PS-në. Pasi nuk ka kush e rregullon këtë problem sipas tij, PD dhe Berisha (këneta) jo e jo.
Nuk e kam si ta mohoj që kemi problem me hipotekën. Pyetja është, ky problem është arsye për ta votuar PS, apo jo? Nuk do mend. Nëse nuk voton PS, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetura për të plotësuar transformimin e kadastrës nga A te ZH-ja ta bëjnë të ‘Mos o Zotshmit’. Kush do e bëjë Këneta? Nuk mund ta humbi Shqipëria këtë moment.’