Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit në kuadër të interpelancës së thirrur nga kreu i Grupit të PD Gazment Bardhi për mbetjet toksike, u shpreh se mbetjet e eksportuara nuk janë toksike.
Rama: A është kryer eksport i mbetjeve të rrezikshme? Sipas të dhënave publike në çdo deklaratë e dokument të paraqitur nga privatët, është e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport i mbetjeve të rrezikshme.
Pika doganore ka të bashkëngjitur certifikatën e analizëns së mallit nga vendet europian. Në të dyja rastet, eksporti i mallrave, mallrat e deklaruara si okside hidrokside hekuri, janë eksportuar me të gjithë dokumentacionin përkatës përmes linjave kontinerike përkatëse. Janë magazinuar përkohësisht në vet e BE ku askush nuk i ka penguar.
Më pas janë lejuar të vijojnë intenerarin.
Mallra me klasifikim të tillë nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme as në katalogët europianë.
Aludimi për mosveprim është në rastin më të mirë alogjik ose në rastin më të keq, aludim psiko-patologjik.