Ballina Aktualitet Rama fton emigrantët të kthehen në atdhe – “Ka një gjë këtu...

Rama fton emigrantët të kthehen në atdhe – “Ka një gjë këtu që s’e gjen në asnjë vend tjetër”

Kthehuni në atdhe të kuptoni atë që e kam kuptuar edhe unë kur u ktheva’. Me këtë ndjesi personale në rubrikën javore ‘Flasim’ në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në atdhe. Sipas Ramës vetëm në Shqipëri një kafe mund të pihet tamam, ndryshe nga se ndodh në shumë vende të tjera përfshirë edhe Anglinë.

“Se ka një gjë këtu që nuk e gjen dot në asnjë vend tjetër, ajo gjëja që kam kuptuar unë kur jam kthyer e merrni vesh ju. Hajdeni mër, kthehuni mër. Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?! E para verën nuk e pi 33 mijë euro se është estradë fare kjo, e shijoj vetëm me miqtë, nuk ulem të pi verë. Kur jam me miq, sidomos kur janë miq të huaj që vijnë, e shijoj, por krejt qetë domethënë”.

Në episodin e radhës së podcastit “Flasim”, kryeministri kishte të ftuar katër personazhe nga të cilët dy ishin të huaj që jetonin në Shqipëri prej vitesh dhe dy të tjerë shqiptarë të emigruar në Britaninë e Madhe, por që tashmë janë kthyer dhe ushtrojnë profesionet e tyre në Shqipëri. Ata sollën secili përvojat e tyre personale dhe bazuar në këto shembuj kreu i qeverisë ftoi të gjithë emigrantët të kthehen për të punuar në atdhe.