“Ju nuk jeni më të huaj në këtë vend”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Duke iu drejtuar komunitetit shqiptar në Greqi, kryesocialisti tha se “Greqia është sot e juaja aq sa e grekëve”, ndërsa shtoi se “politika dhe vendimmarrësit grekë e dinë që Greqia ka nevojë për ju, aq sa keni ju për të”.
“Ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat. Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe asnjë padrejtësi e kësaj bote nuk e zhbëri dot. Hap pas hapi dolët nga errësira e mbijetesës në dritën e jetës si qytetar i barabartë i këtij shteti. Arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend. Ju erdhët, luftuat dhe fituat. Greqia është edhe e juaja po aq sa është e vetë grekëve. Bashkë me grekët ju jeni evropianë
Gjithnjë e më shpesh ktheheni te shtëpia juaj në Shqipëri, ku keni mbajtur prindërit tuaj të moshuar, keni investuar kursimet tuaja po ashtu. Jo të gjitha dallimet janë sheshuar për të gjithë, gjithnjë.
Edhe politika greke, vendimmarrësit e këtij vendi e kanë të plotë dijen se Greqia ka nevojë për ju , ashtu siç ju keni nevojë për Greqinë.
Asnjëherë…duke llogaritur dëmet dhe shanset e dy popujve si dy fëmijë në të njëjtin oborr. Kufijtë politike nuk kanë qenë kufij shpirtëror, por se asnjë ndarje artificiale nuk e zhbën dot një të vërtetë të madhe historike e cila është e shënjuar në kujtesën tonë. Kultura jonë e përbashkët është plazmuar shumë kohë më parë se krijimi i shteteve.”, tha ndër të tjera Rama.