Ballina Shqiperia ime Rama e Balluku vizitojnë fermën në Divjakë

Rama e Balluku vizitojnë fermën në Divjakë

Kryeministri, Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në fermën “Vjen” në Divjakë.Ky është një tjetër shembull, i një sipërmarrjeje familjare, ku falë punës dhe mbështetjes nga AZHBR, është ngritur një industri të prodhimit dhe të përpunimit të qumështit

Një prej pronarëve të fermës tha se para katër viteve kishin 1050 krerë bagëti, sot kanë 1700 të tillë dhe projeksionet janë që në dy vitet e ardhshme të shkohet në dy mijë krerë.

Jemi munduar të rritemi në numër krerësh, po të rritemi aq sa të kemi numër voluminoz ushqimi për pjesën më të madhe të punëve dhe ushqimin ta kemi ta prodhuar në vend.

Prodhojmë 19 tonë qumësht çdo ditë, dhe e shesim në katër fabrikat kryesore në Shqipëri. Kemi bërë investime me trajtimin e ujërave të mbetjeve, me ndihmën e IPARD-it dhe qeverisë shqiptare para katër vitesh, kemi kaluar nga çobanë e bujq në fermerë me informacion për çdo kafshë, në litra qumësht, aktiviteti që kryhet etj”, u shpreh sipërmarrësi.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se “risia tjetër, është edhe linja e financimit të Bankës së Shqipërisë me 250 milionë euro.

“Aty ju mund të aksesoni lirisht se jeni biznes i madh, dhe me atë mbështetja bëhet edhe më e madhe. Plus që duhet të bëjmë kapërcimin, të hyjmë në BE sepse direkt na vijnë 300 milionë euro në vit”, u shpreh Rama.