Ballina Aktualitet Rama: Anëtarësimi ynë në BE, i domosdoshëm për t’u ndarë nga hija...

Rama: Anëtarësimi ynë në BE, i domosdoshëm për t’u ndarë nga hija e historisë

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e takimit të dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE – Ruga e Reformave”.Që nga 1983, BE nuk ka qenë më popullor sipas një ankete, brenda perimetrit të vet, se sa është aktualisht.

Është një ndryshim dramatik i këndvështrimit popullor në BE që natyrisht vjen si rezultat i faktit që çka ishte marrë deri para pak kohës si e mirëqenë nuk është më e tillë.

Instinktivisht popujt e BE janë vetëdijësuar se BE është edhe një perimetër sigurie brenda të cilit vendet dhe popujt të ndjehen e duan të mbeten të pa kërcënuar në të gjithë atë që kanë arritur dhe mbi të gjitha në lirinë individuale dhe barazinë e tyre para ligjit.

Për ne shqiptarët mbetet e thjeshtë pse-ja e domosdoshmërisë për të qenë anëtarë të BE, që për ne është të jemi përfundimisht të lirë nga hija e historisë tonë dhe të sigurt që liria jonë individuale dhe barazia para ligjit të mos jenë më atribut i lëvizshëm në lidhje me faktin se kush qeveris në Tiranë”, tha ai.