Ish-kryebashkiakja e Patosit ka përfunduar në dyert e SPAK. Rajmonda Balili është nën akuzën për abuzimin me tenderat në kohën kur ishte kryebashkiake e Patosit.
Balili ka bërë një deklaratë për mediat, ku është shprehur se nuk është dakord me pezullimin nga detyra, teksa u shpreh se ka ardhur vetë të njihet me hetimet.
Rajmonda Balili: Nuk kam qenë në shqipëri kur është dhënë masa. Kam ardhur vetë të njihem me hetimet. Jam marrë në pyetje më parë. Nuk mund ta them nr sa tendera ka marrë pjesë “Genti 001” dhe ç’problem ka. Ato kanë qenë baza materiale. Do t’i përgjigjem drejtësisë patjetër, nuk jam dakord me pezullimin nga detyra”
Ajo është pezulluar nga detyra si prefekte e qarkut Fier me vendim të GJKKO. Gjithashtu Balili akuzohet edhe për favorizim të një kompanie në dy raste. Ish-kryebashkiakja a bashkëpunuar me 6 zyrtarë të bashkisë gjatë kohës që ajo e drejtonte.