Ballina Shqiperia ime Radhët kilometrike ne Thumane-Kashar,pezullohet pagesa

Radhët kilometrike ne Thumane-Kashar,pezullohet pagesa

Pasi u publikua në media lajmin për kaosin e shkaktuar në autostradën Thumanë-Kashar, dhe trafikun kilometrik, është vendosur që të pezullohet pagesa e rrugës.

Aplikimi i pagesës ishte njoftuar të fillonte nga dita e sotme e në vazhdim, por në pamundësi për t’iu përgjigjur fluksit të madh të makinave, kompania e ka pezulluar.Raportohet se disa postera janë vendosur nga ana e kompanisë nëpër sportele ku thuhet se janë në fazë kolaudimi.