Ballina Shendeti Qumësht e mish vendi me “pikatore” në treg – Bie prodhimi,  si...

Qumësht e mish vendi me “pikatore” në treg – Bie prodhimi,  si do mbulohet kërkesa e shtuar e turizmit?

Konsumatorët shqiptarë kanë në dispozicion më pak qumësht dhe mish vendi në treg, gjë që mund ti shtyjë ata drejt blerjes së produkteve të importit. Sidomos në kushtet e një bumi turistik që po përjeton vendi, ky prodhim duket se nuk është i mjaftueshëm për të përballuar kërkesën e shtuar.

Statistikat e blegtorisë të publikuara nga INSTAT  për vitin 2023, nxjerrin në pah një rënie të ndjeshme të prodhimit të qumështit në Shqipëri, i cili nga 1 milionë tonë në 2021,ka zbritur në  970 mijë ton në 2022 dhe më pas në 900 mijë ton në 2023.

Struktura e prodhimit të qumështit është: qumësht lope 84,99%, qumësht dhie 7,85% dhe qumësht dele me 7,16%.

Nga ana tjetër paralelisht ka pasur dhe një tkurrje të mishit peshë e gjallë, nga 148 mijë tonë në 2021, në 139 mijë ton në 2022 dhe në 135 mijë ton në 2023.

Qarqet më përfaqësues lidhur me mbarështimin e gjedhit për vitin 2023, janë Fieri dhe Korça. Përqendrimi më i madh i numrit të të leshtave dhe i të dhirtave është në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Gjirokastrës.

Rënia e prodhimit të qumështit dhe mishit, ka ardhur për shkak të reduktimit të numrit të bagëtive nga viti në vit, dhe ky trend mesa duket nuk është arritur të frenohet as nga mbështetja e blegtorëve përmes Skemës Kombëtare, e cila është vlerësuar si më e ulëta në rajon. Fermerët marrin 10 mijë lekë për krerë për tufa mbi 10 krerë lopë për fermë dhe për bagëtitë të imta, 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë.

SCAN