Ballina Shqiperia ime Qëlloi me thikë vëllanë e mitur në banesë, hetohet 19-vjeçarja 

Qëlloi me thikë vëllanë e mitur në banesë, hetohet 19-vjeçarja 

Një 19-vjeçare, identifikuar me inicialet B. M., është nën hetim nga Policia e Shkodrës për plagosjen e vëllait të saj të mitur, 7 vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e saj, ku 19-vjeçarja ka përdorur një thikë për të dëmtuar vëllain. Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që B. M. është dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës për arsye të shëndetit të saj mendor.

Për këtë ngjarje, ndaj saj është regjistruar procedim penal për veprat “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ditën e djeshme në banesën e saj, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme,  pasi vuan nga shëndeti mendor.