Një plagosje ka ndodhur pak më parë në qytetin e Shkodrës.Mësohet se plagosja ka ndodhur në zonën pranë teatrit “Migjeni”, ndërsa është përdorur armë e ftohtë e tipit me thikë, ndërsa i plagosur është këngëtari shkodran Ademir Fresku, ndërsa mësohet se edhe autori Gjergj Dardha është prangosur.
Policia ka dhene detajet e para në lidhje me personat e përfshirë në konflikt apo arsyet që çuan drejt ngjarjes.
Njoftimi i Policise Shkodër
Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policise Shkodër
Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.