Kreu i PD, Sali Berisha, ka lëshuar një tjetër sfidë të hapur ndaj kryeministrit Edi Rama në Parlament, duke vënë në pikëpyetje faktin se ai nuk e përmend më shpalljen e tij non-grata nga SHBA.
“Rama nuk e përmend më non-gratën. Pse nuk e përmend më? Shkoni pyeteni ju zonja. Thoni, o shef, o bos, pse nuk e thua më atë fjalë? Jo po thuaje po deshe!” – deklaroi Berisha me ironi.
Më tej, ai e akuzoi Ramën se “është futur në parkun zoologjik dhe jeton me botën shtazore”, duke përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit.
Por mes ironive, Berisha bëri një deklaratë të fortë politike, duke e quajtur 11 majin si fundin e narkokracisë në Shqipëri.
“Kjo është finalja e këtij parlamenti, dhe garantoj se 11 maji është fundi i narkokracisë”, tha ai.
Gjithashtu, ai premtoi se javën e parë pas zgjedhjeve PD do të prezantojë një “paketë shpëtimi” për shqiptarët që do të luftojë varfërinë ekstreme.
Me heret ne fjalen e tij Berisha eshte shprehur gjithashtu edhe per denimin e tij
“Ju votuat në 5 minuta për arrestimin tim, në një kohë kur, o të mjerë, vetëm mbrojta Parlamentin! Nuk bëra gjë tjetër. Dhe ju, si kukulla mjerane, votuat. Tani priteni! E bëtë, do ju kthehet. Karma… ju vjen mbrapa!” – tha Berisha, duke lëshuar një paralajmërim të fortë.
Ai e cilësoi vendimin e mazhorancës si një sulm kundër opozitës dhe demokracisë, ndërsa e paraqiti veten si një viktimë të një sistemi të kapur nga pushteti.
Berisha u shpreh se ka pranuar shumë për të mbrojtur Parlamentin, por sipas tij, qeveria është ajo që e ka tradhtuar atë duke u ngritur kundër tij.