Ballina Shqiperia ime Punonte si roje në një objekt në ndërtim, gjendet i vr*rë me...

Punonte si roje në një objekt në ndërtim, gjendet i vr*rë me a*më zjarri 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, ku rreth orës 06:00 është gjetur i pajetë një shtetas 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxhaj.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij, ndërsa mësohet se ai punonte si roje në një objekt ndërtimi në afërsi.

Policia ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të siguruar provat dhe për të identifikuar autorin ose autorët e mundshëm.