Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.I plagosuri ka qenë duke ecur, kur autori i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar.
Zënka dyshohet se ka qenë për arsye banale. I plagosuri është qëlluar me plumb në këmbë dhe në kofshë.
Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar partneren autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.