Ballina Shqiperia ime Punonjesi i policise parakalon brenda tunelit,nis hetimi dhe gjobe 40 mije leke

Punonjesi i policise parakalon brenda tunelit,nis hetimi dhe gjobe 40 mije leke

Policia e Dibrës ka njoftuar se ka identifikuar efektivin e policisë i cili është kapur nga kamerat duke parakaluar me automjetin e policisë në tunelin e Murrizit.

Policia thotë se ndaj drejtuesit të automjetit të policisë së Komisariatit Mat, A.S. u vendos gjobë 40000 lekë të rinj dhe i janë zbritur 15  pikë nga Leja e Drejtimit.

Ndërkohë, për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nisur nga fakti që shkelja është kryer nga punonjësi i policisë dhe me automjet të policisë, shkelje e cila ka impakt tek qytetarët dhe cënon imazhin e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e hetimit disiplinor për drejtuesin e automjetit dhe për shefin e Komisariatit të Policisë Mat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e konstatuar në shkelje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë Dibër.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të mjetit Inspektor A.S., dhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i  Komisariatit të Policisë Mat, për shkelje të rëndë: “kryerja e veprimeve që cënojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”, thotë policia.