Publikohen sot të dhënat e Censit, projekt ky për regjistrimin e popullsisë. Mësohet se nga regjistrimi, rezulton se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë, konkretisht 755 mijë familje, me madhësi 3.2 anëtarë.
Kështu bëri me dije drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli.
“Kryerja e Censit për popullsinë dhe banesat, plotësuan kushtet për anëtarësim në BE. Ky Cens u realizua pas disa sfidave të ndodhura përgjatë tërmetit apo dhe pandemisë së COVID-it. Sfida të tjera u përballën, grumbullimi i numëruesve, nga jugu në veri, pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara.”, tha ajo.