Ballina Shqiperia ime Publikohen listat paraprake te zgjedhësve ne FIER dhe ne te gjithe vendin...

Publikohen listat paraprake te zgjedhësve ne FIER dhe ne te gjithe vendin , 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote

Afishohen listat paraprake te zgjedhezve ne te gjitha njesite administrative ne Fier si dhe ne te gjithe vendin . Listat paraprake te zgjedhezve te afishuara tashme prej dites se djeshme do ti japin mundesi zgjedhezve te njihen me nr e qendres se votimit dhe mundesive per te korrigjuar nese kane ose jo emrin ne liste.

“Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 shtetas. Ndër ta, 50.5 % janë zgjedhës meshkuj dhe 49.5 % janë femra. Deri në këtë moment të papërfshirë në listë janë 4,536 shtetas, të cilët janë mbi 100 vjeç, që mbushin apo kanë mbushur këtë moshë deri në 11 maj 2025. Për të siguruar të drejtën e votës, këta qytetarë duhet të paraqiten pranë zyrave të Gjendjes Civile, për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve”.

Nje dite me pare Ministri i Brendshem Ervin Hoxha ftoi qytetarët jashtë Shqipërisë të rinovojnë dokumentet e identifikimit për të shmangur pengesat gjatë regjistrimit.

“Nga data 11 janari 2025 shënohet fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë, në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni i KQZ. Për regjistrimin nevojitet një pajisje elektronike për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimin apo fotografimin e dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës”

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë miratuar një akt të përbashkët për pastrimin e listave nga shtetasit që ligji për Dekriminalizimin i përjashton nga e drejta e votës, si dhe hapjen e qendrave të votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.