Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, nënshkruan sot në mjediset e KQZ Protokollin e Koordinimit dhe Bashkëpunimit mes institucioneve që drejtojnë.
Ky protokoll synon garantimin e integritetit të zgjedhjeve parlamentare 2025, përmes koordinimit të veprimeve për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e çdo vepre penale që cenon zgjedhjet.
Bashkëpunimi mes institucioneve do të mundësojë shkëmbim të shpejtë informacioni dhe ndjekje efektive të çdo rasti që rrezikon procesin zgjedhor.
Me këtë protokoll forcojmë transparencën, rrisim besimin e publikut dhe sigurojmë që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe në përputhje me standardet demokratike dhe të BE-së”, theksoi Celibashi në një postim në rrjetet sociale.