Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe knë tentuar të hyjnë në Bashkinë e Tiranës.
Këshilltarët e opozitës kërkojnë të futen në godinë, ndërsa shprehen se nuk po lejohen të zhvillojnë punën në orar zyrtar.
“Hapni rrugën, mjaft e shkelët ligjin, mos u bëni palë me atë që shkelin ligjin dita ditës, jo me ata që vjedhin, po kërkojmë të drejtën tonë kushtetuese, kjo nuk është shtëpia e Erion Velisë, në orar zyrtar pune të thotë kjo është shtëpia ime, është e treta herë që ndalohemi nga policia e pushtetit, është policia e pushtetit që nuk lejon që të zgjedhurit bashkiakë. të luajnë me paratë e shqiptarëve”, tha një prej këshilltarëve bashkiakë, Dorian Teliti.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës.
Qytetarët të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Rithemelimit për t’ju bashkuar protestës qëlluan më parë me bojë, pampersa dhe mollë godinën.
Dhjetëra forca policie kanë rrethuar godinën për të siguruar rendin para bashkisë.
Kjo është protesta e tretë e opozitës para bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të ish-zyrtarëve disa javë më parë.