As moti me reshje te dendura nuk i ka ndalur dhjetra fermere te disa fshatrave te Roskovecit e Dimalit te ngrihen mesditen e sotme ne nje proteste per ti thene stop ndertimit te Termocentralit ne Suk 1. Njezeri ne kulmin e indinjates, me pankarta ne duar, banoret e kane quajtur vdekjeprures ndertimin e ketij termocentrali ne zonen e tyre duke theksuar se prania e tij do te shkaterroje nje siperfaqe bujqesore prej 700 ha me sera pasi sipas tyre jo vetem toka , uji, por edhe ajri do te ndoten. Ne jemi te vendosur per te ndaluar kete bombe ekologjike , qe po na sjellin ne dere te shtepise kane thene fermeret dhe do te protestojme fuqishem ashtu sic u ngriten fermeret ne Mbrostar te Fierit dhe ndaluan ndertimin e inceneratorit ne zonen e tyre.
Fermeret kane pohuar gjithashtu se tentativa e bashkise se Roskovecit per ti hapur rrugen ndertimit te ketij termocentrali ne zonen bujqesore te Suk 1, eshte kriminale , pasi mjaftueshem kane vuajtur nga ndotja dramatike e puseve te naftes.
Ne kerkojme urgjentisht transparence pasi nuk jemi vene ne dijeni te ketij projekti kane thene fermeret protestues duke paralajmeruar edhe greve urie. Nderkohe ndertimi i ketij termocentrali ka ngjallur debate te ashpra edhe ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak ku eshte rrezuar me shumice kartonash nga keshilltare te majte e te djathte duke i dal ne mbrojtje 35 mije banoreve te kesaj zone. Keshilltaret i jane bashkuar edhe protestes se sotme duke kundershtuar fuqishem kete te ashtuquajtur ndertim strategjik. Keshilltaret e djathte Dhurata Malka e Fredi Feleqi ne prononcimin per mediat u kane bere thirrje edhe keshilltareve qe votuan pro , ta kundershtojne kete investim vdekjeprures .
Protestat kunder ndertimit te ketij termocentrali te refuzuar ne bashki te tjera te vendit, do te vijojne pandalur.