Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive pas akuzave të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë për korrupsion dhe abuzime me fondet publike.
Protesta vjen teksa vendi ndodhet rreth 100 ditë larg zgjedhjeve të 11 majit. Sot organizatorët kanë ndryshuar agjendën e protestës, ndryshe nga tubimet e kaluara të cilat janë zhvilluar me bllokime rrugësh dhe mosbindje civile.