Opozita ka organizuar një protestë mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ndërsa mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Ashtu si edhe në protestat e mëparshme, edhe në këtë që pritet të nisë në orën 20:00, përveç trupave të policisë së Tiranës, janë angazhuar edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.