Ballina Shqiperia ime Protesta e 29 Tetorit/ Bardhi thirrje nga Fieri

Protesta e 29 Tetorit/ Bardhi thirrje nga Fieri

Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi mbajti një takim me strukturat e këtij qyteti, për t’u bërë gati në protestën e 29 tetorit, e paralajmëruar nga PD dhe opozita.

Gjatë takimit me strukturat elektorale  atje, Bardhi tha se Shqipëria ka humbur 12 vite të saj për shkak të keqeverisjes së korruptuar të Edi Ramës.

Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mire, të qarkut Fier dhe Shqipërisë, ëhstë shprehur Bardhi para elektoratit demokrat në Fier.

Bardhi ka bërë thirrje për pjesëmarrja masive në protestën e 29 Tetorit, që sipas tij është dhe një mesazh i qytetarëve të ndershëm, për të mos lejuar që Shqipëria të rrëshkasë në autoritarizëm dhe në një shtet personal të Edi Ramës.

Sot me Shtabin Drejtues Politik të qakur Fier, ku në fokus të takimit ishte organizimi elektoral i partisë dhe aksioni politik i opozitës që vijon me protestën e 29 Tetorit 2024, ora 17:00, në rrethrrotullimin e Levanit, ndërsa për Lushnjen e Divjakën në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Qarku Fier nuk e mori kurrë mbrapsh besimin që i ka dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të qarkut Fier dhe Shqipërisë.

Pjesëmarrja masive në protestën e 29 Tetorit është mesazh i qytetarëve të ndershëm se nuk mund të lejojnë që Shqipëria të rrëshkasë në autoritarizëm dhe në një shtet personal të Edi Ramës!