Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në qeli të këngëtares Ruenca Haxhiaj të cilës iu zbuluan në ballkonin e shtëpisë disa vazo ku kultivonte kanabis sativa.
Këngëtarja 27-vjeçare u kap me disa bimë kanabis të mbjella në vazo në ballkonin e shtëpisë së saj.Në seancën për caktimin e masës gjykata e Tiranës e nxori me detyrim paraqitje Encën.Ndërkohë kërkesa e Prokurorisë kërkonte vijimin e hetimeve nën masën arrest burg.