Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E.B., i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Në vitin 2024, kjo prokurori regjistroi një procedim pasuror për shkak të dyshimit të krijuar se shtetasi E. B. apo persona të lidhur më të, kanë në pronësi apo posedim pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
Në funksion të procedimit pasuror, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit E.B dhe/ose personave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.
Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre. Këto pasuri dyshohet se janë krijuar si rezultat i veprimtarisë së paligjshme pasi shtetasi E.B., ka qenë i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të narkotike” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. Gjithashtu, nga të dhënat e administruara gjatë hetimit shtetasi E.B., ndodhet aktualisht i arrestuar nga autoritetet austriake, si i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me trafikimin e narkotikëve.
Për rrjedhojë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është kërkuar në Gjykatë marrja e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të paluajtshme:
– Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 138.3 m2; dhePasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 50 m2./